“Harta Gjyqësore”, Beci: Do të sillte rritje të kostove financiare nëse ndryshon

schedule21:32 - 16 Qershor, 2022

schedule 21:32 - 16 Qershor, 2022

“Harta Gjyqësore! Mos të rëntë halli”, kjo ka qenë tema e emisionit në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ku të ftuar ishin dy avokatët Maksim Haxhiaj dhe Eugen Beci si dhe analistët Mentor Kikia dhe Lutfi Dervishi.

Ish-prokurori Beci, aktualisht avokat, tha se në rast se do të miratohet harta e re gjyqësore e KLGJ-së, do të lindin shumë probleme për shkak të numrit të madh të çështjeve që do të duhet të gjykohen në Gjykatën e Apelit, e cila është vetëm në Tiranë.

Sipas tij në radhë të parë janë kostot financiare, jo vetëm individin por edhe për shtetin. Ai tha se në masat e sigurisë që do të vijnë në Tiranë do të rritet kostot financiare të shtetit, pasi i shoqëruari do të duhet të lëvizë në masa të rrepta sigurie dhe për këtë duhet togë shoqërimi.

Por ekziston dhe rreziku tjetër që në rast vonese për 1 orë, gjykata mund të japë vendimin e lirimit nëse personi që është për masë sigurie nuk sillet para gjykatës.

Pjesë nga diskutimi:

Xhafo: Argumentet e KLGJ-së se nuk ka njerëz për shkak të vetingut, gjykatat janë bosh, duhet t’i bashkojmë?

Beci: Duke folur për atë që thamë në fillim harta e re gjyqësore, së pari duhet të themi se nuk është reformë. Është detyrim ligjor që i lind KLGJ-së që të bëjë çdo 5 vjet për strukturim gjykatash. Duke parë që i ka ardhur 5 vjeçari për të parë shpërndajnë e kompetencës tokësore KLGJ ka marrë vendimin për të fshirë shumë prej këtyre gjykatave. Dukt se e gjithë ajo shpërndarje territoriale, neni 98 i ligjit është garantimi i suksesit në drejtësi. Duke para demografinë e shpërndarjes numrin e banorë, standardi i largësisë së qytetarit nga Gjykata që është 1.5 deri në dy orë, duket se projekti është bazuar në disa kërkime që duket sikur janë në google maps, por jo në trafikun e Tiranës. Një qytetarët nga Zall Bastari të shkojë në Gjykatën e Apelti në Tiranë i duhet 1q orë e gjysmë, imagjino ata qytetarë nga gjithë Shqipëria duhet të vijnë në Tiranë. Mos harroni që masat e sigurimit janë afate që për shkak të ligjit, mund të lirojnë qytetarin dhe të heqin masën e sigurimit vetëm për 1 orë vonesë. Kjo do të thotë se do të kemi një angazhim total të shtetit. Flasim për masat e sigurimit, do duhet toga e shoqërimit, salla të jetë gati, e imagjinon sa masa sigurie shkojnë në Gjykatën e apelit çdo ditë. Togat e shoqërimit kanë rregulla strikte, që nuk mund të shoqërohet dikush pa masa të rregullta sigurie.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!