Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Harta gjyqësore, avokatët: Dështim!/ Përfaqësuesit ligjorë: Vonesa, kosto dhe mijëra dosje që presin në Apel

schedule15:19 - 30 Mars, 2026

schedule 15:19 - 30 Mars, 2026

Kur kanë kaluar afro tre vite nga implementimi i hartës së re gjyqësore, avokatët në Elbasan e cilësojnë këtë reformë si një dështim.

Sipas avokatit Ilia Gugu, shërbimi gjyqësor jo vetëm që është larguar nga qytetarët, por është bërë edhe më i ngadaltë. Ai thekson se për çështje civile, qytetarët rrezikojnë të presin me vite për një vendim përfundimtar. Paralelisht me zgjatjen e proceseve, është rritur edhe kostoja financiare.

Avokati Demir Ciftja shpreh shqetësimin se mbyllja e gjykatave të apelit në disa rrethe ka bërë që të gjitha proceset t’i drejtohen Tiranës, duke rënduar më tej sistemin. Sipas tij, aktualisht janë rreth 200 mijë dosje të pashqyrtuara në Gjykatën e Apelit.



Ky volum i lartë çështjesh ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në cilësinë e vendimeve gjyqësore, ndërsa njëkohësisht ka rritur ndjeshëm kostot për qytetarët, duke e bërë më të vështirë aksesin në drejtësi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!