HARTA/ Finalja e “Conference League” paralizon qarkullimin në Tiranë, rrugët që bllokohen të mërkurën

schedule16:23 - 23 Maj, 2022

schedule 16:23 - 23 Maj, 2022

Qarkullimi do të jetë i paralizuar të mërkurën e 25 majit në Tiranë, teksa do të luhet finalja e “Conference League”. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë marrë masa për mbarëvajtjen e këtij eventi sportiv që zhvillohet në kryeqytetin e Shqipërisë.

Ndërkohë që 25 maji është cilësuar si dita pa makina, sikurse është njoftuar gjatë këtyre ditëve, disa akse do të jenë të bllokuara. ABC mëson se rrugët ku do lejohet lëvizja është vetëm Unaza e Madhe dhe Rruga e Elbasanit.

Më poshtë harta e rrugëve të bllokuara në Tiranë:

Ndalim qarkullimi:

Rruga e “Durrësit”

Rruga e “Kavajës”

Rruga “Myslym Shyri”

Rruga “Ibrahim Rugova”

Rruga “Abdi Toptani”

Rruga “Xhorxh W Bush”

Rruga “Abdi Toptani”

Rruga “Ismail Ndroqi”

Rruga “Luigj Gurakuqi”

Rruga e “Dibrës”

Rruga “Urani Pano”

Rruga “Dedë Gjo Luli”

BLV. Zogu i Parë

BLV. Bajram Curri

BLV. Gjergj Fishta

BLV. Zhan D’ark

BLV. Dëshmoret e Kombit

Rruga “Papa Gjon Pali II”

Rruga Leke Dukagjini

Rruga “Faik Konica”

Rruga “Dervish Hima”

Rruga “Asim Zeneli”

Rruga “Ismail Qemali”

Rruga “Mustafa Matohiti”

Rruga “Jul Variboba”

Rruga “Fatmir Haxhiu”

Rruga “Gjergj Filipi”

Rruga “Pjetër Bogdani”

Rruga “Nikolla Tupe”

Rruga “Brigada e VIII”

Rruga “Pashko Vasa”

Rruga “Çamëria”

Rruga “Ukraina e Lirë”

Rruga “Abdyl Frashëri”

Rruga “Skerdilajd Llagami”

Rrugë të kufizuara për emergjenca dhe autorizim:

Rruga e Rinasit

Rruga interurbane Durrës-Tiranë

Rruga Fushë Krujë-Vorë

Rruga Elbasan-Tiranë

Rruga Durrës-Tiranë, nga Ndroqi

Rruga “Dritan Hoxha”

Rruga “Teodor Keko”

Unaza e Madhe

Rruga e Elbasanit

BLV. Bajram Curri

BLV. Gjergj Fishta

Rruga “Muhamet Gjollesha”

Rruga “Sulejman Delvina”

Rruga “Asim Vokshi”

Rruga “Reshit Petrela”

Rruga “Ferit Xhajko”

Rruga Bardhyl

Rruga “Arkitekt Sinani”

Rruga “Sami Frashëri”

Rruga “Dëshmorët e 4 shkurtit”

Rruga e Barrikadave

Sakaq, hyrja në Tiranë do të jetë e pamundur për ata që nuk kanë një biletë për ndeshjen të mërkurën. Të gjitha akset hyrëse në Tiranë do të bllokohen deri në orën 18:00 pasdite.

Në një dalje për mediat ditën e sotme, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi u bëri thirrje qytetarëve që të mos vijnë në Tiranë të mërkurën nëse. Sipas tij në kryeqytet do të jenë atë ditë vetëm ata që kanë një biletë dhe banorët vendas.

Lexo edhe: Conference League, Çuçi: Mos ejani në Tiranë nëse nuk keni një biletë për ndeshjen

Po ashtu ai u kërkoi bankave dhe bizneseve private që ta bëjnë pushim. Ndërkohë, ministri sqaroi se ata që duan të dalin nga Tirana, do t’ju mundësohet një gjë e tillë përmes korridoreve të daljes.

Po ashtu 25 maji do të jetë ditë pushimi për institucionet publike në Tiranë. Finalja e “Conference League”, do të luhet në “Air Albania” në orën 21:00 mes Romës dhe Feyenoordit të Roterdamit. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!