Harta e zgjerimit të Greqisë në Jon, Rama: S’e kam parë, 12 miljet janë e drejta e tyre

schedule15:01 - 28 Gusht, 2020

schedule 15:01 - 28 Gusht, 2020

Kryeministri Edi Rama është shprehur sot në lidhje me hartën e publikuar në mediat greke, si shënjuese e re e ujërave territoriale të dy vendeve.

Nga Vjena, ku është angazhuar në cilësinë e kreut të OSBE-së, për të diskutuar situatën politike në Bjellorusi dhe për të nxitur dialogun me presidentin Alexandër Llukashenko, Rama komentoi edhe situatën në Shqipëri.

LEXO edhe: HARTA / Ministri grek në Berlin, Dendias paraqet ndarjen e kufirit detar me Shqipërinë

Gjatë prononcimit për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë Rama u shpreh:

“Nuk e kam parë hartën e publikuar në media. Deklarata e Mitsotakis për zgjerimin me 12 milje, nuk ka lidhje me ujërat tanë territorialë. Ne po punojmë por nuk e kemi arritur këtë ende me palën greke. Shtrirja në 6 milje plus në ujërat territorialë është një e drejtë e çdo vendi.

Këtë të drejtë Shqipëria e ka ushtruar, ne jemi shtrirë ndërkohë me 6 milje që prej 1990. Greqia nuk e ka kontestuar dhe s’ka çfarë konsteston. Ata që pyesin ku po shtrihet Greqia, iu them, që mes ujërave territorialë, ka ujëra të ndërmjetme, shelf kontinetal. Ka rrugë edhe për të kaluar në det që janë rrugë të përbashkëta. Mosmarrëveshjen e kemi për ujërat territorialë, pasi nuk kemi dakordësim për këtë çështje.

Hartat që kanë dalë, njësoj si harta që do të copëtohej Kosova, apo harta si do të shtrihet Shqipëria apo Serbia tej vetes janë spekulime. Që një marrëveshje ndërshtetërore nuk bëhet dot fshehurazi. E kam thënë këtë disa herë, nuk bëhet dot fshehurazi. Marrëveshja kalon në të gjitha etapat institucionale dhe bëhet ligj” tha ndër të tjera kryeministri./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!