Harta e re gjyqësore, reagon Meta: Gjendje e papranueshme, sistemi drejt kolapsit

schedule14:26 - 15 Qershor, 2022

schedule 14:26 - 15 Qershor, 2022

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar lidhur me shqetësimet e bëra publike rreth “Hartës së Re Gjyqësore.”

Në një reagim publik të zoti Meta, theksohet fakti se situate në Gjykata e Apelit dhe në Gjykatat e Shkallës së Parë për shkak të mungesës së gjyqtarëve dhe ngarkesës së lartë është drejt kolapsit.

Meta: Kjo gjendje është e papranueshme dhe duhet t’i shqetësojë të gjithë.   Si President i Republikës, prej më shumë se 3 vitesh kam kërkuar zyrtarisht dhe kam përsëritur thirrjen në adresë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, institucioneve të tjera qeverisëse të sistemit të drejtësisë, por dhe aktorëve dhe institucioneve të tjerë vendimmarrës se, duhet të angazhohen me seriozitet dhe me ritme më të shpejta për të plotësuar të gjitha vakancat e krijuara në sistemin gjyqësor.

Sipas Presidentin, Shqipëria ka nevojë për një siste drejtësie të pavarur, por dhe plotësisht funksional dhe efiçent. Qytetarët presin drejtësi dhe e meritojnë atë që të jepet, brenda afateve të arsyeshme theksohet në reagimin e Metës.

Sipas Presidentit nuk po merren masat e duhura, pavarësisht se prej kohësh është pranuar nga KLGJ  se Gjyka e Apelit po shkon drejt kolapsit.

Meta: Edhe pse kjo pjesë e sistemit të drejtësisë (Gjykatat e Apelit) prej kohësh është pranuar nga KLGJ dhe aktorët e tjerë se po shkon drejt kolapsit të plotë, sërish nuk konstatohet një angazhim i plotë, objektiv dhe gjithëpërfshirës për të marrë masat e duhura, legjislative, vendimmarrëse, apo organizative për mënyrën e plotësimit sa më të shpejt dhe me cilësi të të gjitha vakancave që janë krijuar dhe po krijohen në vijimësi në këto gjykata.  Konstatoj me keqardhje të thellë, se as kërkesat dhe thirrjet e përsëritura të Presidentit të Republikës, por as të Parlamentit Europian, nuk janë marrë në konsideratë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe aktorët e tjerë të përfshirë në këtë proces.

Presidenti gjykon se KLGj është udhëhequr më shumë nga tensioni apo ngutja që kanë krijuar vakancat e mëdha në sistemin gjyqësor, në draftimin dhe miratimin e Hartës së Re Gjyqësore.

Meta: Është e qartë se Këshilli i Lartë Gjyqësor, në draftimin dhe miratimin e Hartës së re Gjyqësore, është udhëhequr më shumë nga tensioni dhe/apo ngutja që kanë krijuar vakancat e mëdha në sistemin gjyqësor, pra mungesa e gjyqtarëve, dhe jo nga garantimi i një drejtësie sa më efiçente, që jepet në kohë, për qytetarët dhe e prekshme për ta dhe mbrojtësit e tyre. Shkrirja e një numri kaq të madh të Gjykatave të Shkallës së Parë në Rrethe (13 gjykata) dhe Gjykatave të Apeleve (5 Gjykata), me justifikimin se nuk ka gjyqtarë, nuk është zgjidhja as më e mirë, as më e përshtatshme, dhe kurrësesi nuk mundet të jetë në përputhje me standardet europiane.

Meta theksoi nevojën urgjente që ka Shqipëria  për gjyqtarë dhe prokurorë të cilët të plotësojnë numrin e madh të vendeve bosh të krijuara në sistemin e drejtësisë. Ai shprehet se kjo situatë nuk zgjidhet me shkrirje drastike të disa gjykatave në vend, pasi një riorganizim i tillë, cenon dhe kufizon rëndë aksesin në drejtësi të individit si dhe procesin e realizimit të mbrojtjes në çështjet penale, civile dhe administrative

/Abcnews.al/

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!