Harta e re gjyqësore, PD kërkon dëgjesë me Ulsi Manjën, KLP, KLGJ dhe avokatët

schedule10:38 - 1 Korrik, 2022

schedule 10:38 - 1 Korrik, 2022

Partia Demokratike kërkoi sot dëgjesë me ministrin e drejtësisë, KLGj, KLP dhe Dhomën Kombëtare të Avokatëve për hartën e re gjyqësore.

Kërkesën e bëri deputetja Dhurata Çupi Tyli në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve.

Lexo edhe: Harta e re, Xhafaj: Dy javë pa gjyqe, ministria e Drejtësisë dhe KLGJ janë në shkelje

“Kërkojmë të dimë datën kur do të zhvillohet seanca dëgjimore me KLGJ, KLP, Ministrin e Drejtësisë dhe Dhomën Kombëtare të Avokatisë. Siç dihet sot qytetarët nuk përfaqësohen në procese gjyqësore pasi Dhoma e Avokatisë nuk merr pjesë në gjyqe. Është çështje sensitive dhe duhet të njihen qytetarët me datën e dëgjesës dhe marrjen e masave”,  -tha Çupi në hyrje të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve.

Pas kërkesës së PD, kryetarja e Komisionit Klotilda Bushka tha kjo dëgjesën do të rakordohet që të zhvillohet në datën 11 ose 12 korrik. /abcnews.al