Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maksim Haxhia është duke dhënë një deklaratë për mediat lidhur me zhvillimet e fundit sa i përket Hartës së re Gjyqësore.
“…Jemi të bindur që njerëzit bashkohen sepse është rasti i rrallë kur interesat e komunitetit përputhen me interesat e opinionit në mbarë vendin… Unë e thirrja mbledhjen e sotme, për të shqyrtuar problemin. U avancua deri në bojkotin edhe të masave të sigurimit. Unë kam marrë një turn në të gjitha Dhomat, në Vlorë, në Durrës, Shkodër. Kemi diskutuar për situatën e vendimmarrjen…”
Avokati Haxhia solli në vëmendje se supozohej që Dhoma Kombëtare e Avokatisë të paraqiste qëndrimet e saj në Komisionin e Ligjeve, por mbledhja nuk u bë asnjëherë.
“Më vjen për të qeshur se i thashë komitetit që të jeni të sigurt që nuk ka për t’u bërë mbledhja e të hënës. dhe nuk u bë. Mund edhe të mos bëhet fare.”
Kujtojmë se harta e re gjyqësore, ka marrë dakordësinë edhe nga Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela.
Në letrën që i ka dërguar Ministrisë së Drejtësisë, Çela thotë se vlerësojnë frymën e këtij bashkërendimi dhe koordinimi ndërinstitucional në përballje me nevojat për të lehtësuar rritjen e ngarkesës dhe mbështetur veprimtarinë e prokurorëve me numër të reduktuar. /abcnews.al/