Harta e re Gjyqësore, Çela: Situata e rënduar, projekti do ulë stokun e dosjeve

schedule11:33 - 18 Shkurt, 2022

schedule 11:33 - 18 Shkurt, 2022

Gjatë një konsultimi me palët e interesit për draftin e hartës së re gjyqësore, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja është shprehur i gatshëm për të reflektuar mbi sugjerimet e tyre.

“Kjo është faza e parë e konsultimit publik të hartës së re gjyqësore. Në përfundim të kësaj faze, do të kemi një draft përfundimtar që do i nënshtrohet fazës së dytë të konsultimit publik, ku do marrin pjesë Ministria e Financës, KLGJ dhe aktorë të tjerë. Harta e re gjyqësore është detyrim që buron nga ligji për organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqësor. Ne hartimin e draftit me konsulencën e partnerëve ndërkombëtare, për të rritur sistemin gjyqësor. Është draft i punuar me kujdes nga KLGJ edhe nga ekspertet dhe ne si ministri e drejtësisë, dhe jemi te hapur që të reflektojmë për të gjitha sugjerimit me vlerë. Jam besimplotë se do te dalin mendime me vlerë për KLGJ dhe ministrisë së drejtësisë”

Kryeprokurori Olsian Çela ndërsa ka theksuar se është një situatë e rënduar në sistemin gjyqësor, shtoi se me propozimin për hartën e re gjyqësore do të ketë ulje stoku të dosjeve të pa hetuara.

“E kemi ndjekur me vëmendje ndryshimet e hartës së re gjyqësore. Një situatë mjaft e rënduar në sistemin gjyqësor. Ne situatën ku jemi, numri i larë i prokurorive dhe mënyra se si janë shpërndarë ka krijuar probleme ne lidhje me cilësinë që i ofrohet qytetarëve. Nisur nga projekti që është paraqitur, bashkimi i prokurorive do të sillte uljen e krijimit të stokut për çështjet e pa hetuara”, tha ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!