Harry Styles duket sikur pështyn aktorin e njohur, videoja bëhet virale në rrjet

schedule18:01 - 6 Shtator, 2022

schedule 18:01 - 6 Shtator, 2022

Mbrëmjen e djeshme në sallën e madhe të festivalit të Venecias u mbajt premiera e filmit “Don’t Worry Darling” dhe në rrjetet sociale është bërë virale një video që ka ndarë publikun në dysh. Këngëtari i njohur Harry Styles dyshohet se pështyu Chris Pine, i cili ishte pranë tij, përpara se të ulej.

Edhe pse nuk dihet nëse e ka pështyrë vërtet, reagimi i aktorit legjendar ka qenë disi konfuz. Në një moment, Chris Pine është duke buzëqeshur dhe duartrokitur, ndërsa në momentin që Harry zë vendin pranë tij, ai bën një shprehje të pazakontë, duke parë prehrin dhe këmbët e tij.

Shumë në Twitter komentuan se Chris dukej shumë i zemëruar, por arriti të kontrollonte veten dhe buzëqeshi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!