Princi Harry dhe Meghan Markle udhëtuan drejt Anglisë për të marrë pjesë në festimet e Jubileut Platinum të Mbretëreshës Elizabeth. Harry dhe Meghan nuk u shfaqën dje në ballkonin e Pallatit Buckingham në Trooping The Color, por qëndruan brenda, larg pjesës tjetër të familjes mbretërore.
Ata qëndruan në hije, siç shkruan Daily Mail. Pse nuk dolën në ballkonin kryesor? Richard Kay tha për Daily Mail: “Ndoshta do të ishte e tepërt nga një çift që kanë treguar se vlerësojnë paratë dhe lirinë personale më shumë se traditën mbretërore të shërbimit dhe detyrës, të rizbulonin papritur këto virtyte fisnike.”
Për Harry-n, ku do të jetë kthimi më i vështirë për faktin se ishte i “padukshëm”. Nuk kishte mundësi për t’u shfaqur me uniformë ushtarake si vëllai i tij, William dhe ishte i paftuar në ballkonin e Pallatit Buckingham. Përpara se Meghan të shfaqej në jetën e tij, Harry ishte një princ popullor i shekullit 21.
Ardhja e Meghanin ndryshoi çdo gjë. Por a ishte faji i tij apo ishte pasiguria se si do të përshtatej një figurë hollivudiane si Meghan në botën kufizuese të mbretërisë. Megjithatë, ditën e sotme, ata morën pjesë në ceremoninë në Katedralen e Shën Palit në Londër.
Meghan ra në sy me fustanin e bardhë që kishte veshur, që e kishte kombinuar me një palë taka, një palë vathë diamanti dhe një kapele të bardhë. Duke buzëqeshur dhe të kapur për dore me Princin Harry, ata përshëndetën turmën ndërsa hynë brenda për ceremoninë.
/abcnews.al