Shpesh e harrojmë, të tërhequr nga fuqia e Haaland ose të magjepsur nga ritmi i Mbappé. Megjithatë, Harry Kane vazhdon të dominojë me gola futbollin evropian, duke kënaqur Bayern Munich dhe tifozët e tij. Sulmesi anglez vazhdon të shënojë me vazhdimësi, madje më shumë se kur ishte në moshë më të re dhe në kulmin e formës fizike.
Asnjë ekzagjerim. Këtë e tregojnë shifrat e regjistruara nga futbollisti i Bayern Munich.
Ai tashmë ka kaluar prej kohësh rekordin personal dhe ka më shumë se 40 gola me skuadrën bavareze në të gjithë kompeticionet e këtij sezoni.
Në Gjermani, titulli kampion duket i sigurtë, sidomos pas fitores 3-2 në sfidën e fundit direkte kundër Borussia, ku Kane la si gjithmonë shenjën e tij, duke shënuar dy herë. Por edhe rivalët në Chapions janë të paralajmëruar, duke nisur nga Atalanta, kundërshtarët e radhës në 1/8 e turneut.
Sulmuesi anglez kryeson gjithashtu renditjen e Këpucës së Artë, një çmim që mund të mos ketë shumë vlerë, por mund të thotë shumë. Ai është përpara Mbappé dhe Haaland. Kane është 32 vjeç, por vazhdon ta bëjë punën e tij mirë. Pavarësisht morisë së çmimeve individuale, ai mund të mburret vetëm me dy trofe ekiporë: titullin në Bundesligë dhe dhe Superkupën e Gjermanisë në vitin 2025. Për ta sqaruar më mirë këtë kontradiktë në numra, duhet kuptuar se futbolli është një sport ekipor./abcnwes.al


