Harry Kane: Jam absolutisht i shkatërruar, marr përgjegjësi totale për humbjen

schedule16:12 - 11 Dhjetor, 2022

schedule 16:12 - 11 Dhjetor, 2022

Harry Kane dhuroi një paraqitje spektakolarë mbrëmjen e djeshme ndaj Francës, por ajo e penallti e humbur në minutën e 84’, e cila i kushtoi Botërorin, Anglisë, padyshim që ka lënë shije të hidhur te kapiteni i “tre luanëve”.

Me anë të një postimi, në faqen e tij zyrtare në “Instagram”, Kane ka marrë totalisht përsipër përgjegjësitë e tij.

“Jam absolutisht i shkatërruar. Ne dhamë gjithçka, dhe gjithçka u “var” në një detaj të vogël për të cilin unë marr përgjegjësi. Nuk ka asnjë fshehje, dhemb dhe do të duhet kohë për ta kapërcyer, por është pjesë e sportit. Tani jam gati të shfrytëzoj eksperiencën për të qenë më i fortë mendërisht dhe fizikisht për sfidën e radhës. Faleminderit për mbështetjen gjatë turneut, do të thotë shumë”,- është shprehur në mesazhin e tij, Harry Kane, i cili mbrëmjen e djeshme arriti të vendoste dhe një rekord të ri, duke iu bashkuar sulmuesit legjendar anglez, Wayne Rooney, si golashënuesit më të mirë, në historinë e kombëtares së “tre luanëve”, me plot 53 gola. /i.m /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Harry Kane (@harrykane)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!