Harry flet për herë për traumat pas vdekjes së nënës së tij

schedule08:49 - 8 Shkurt, 2020

schedule 08:49 - 8 Shkurt, 2020

Princi Harry ka qenë në terapi gjatë tre viteve të fundit pas vdekjes së nënës së tij, Princeshës Diana.

Ai këtë e zbuloi në një konferencë në Miami pas një prezantimi nga Gayle King.

Harry dhe gruaja e tij Meghan u shfaqën për herë të parë në një ngjarje publike që nga largimi i tyre nga familja mbretërore.

Një burim që tregoi për rrëfimin e Harry tha se ai foli shëndetin mendor dhe mënyrën se si ai ka qenë në terapi vitet e fundit në tentimin për të kapërcyer traumën e humbjes së nënës së tij.

Ai foli për atë se si ngjarjet e fëmijërisë së tij ndikuan tek ai dhe se ai në atë kohë ka qenë duke folur me një profesionist të shëndetit mendor./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!