Seriali satirik i filmave vizatimorë Family Guy ironizon Princin Harry dhe Meghan Markle. Prodhuesit e serialit, i cili është në sezonin e tij të 27-të në Fox, në episodin e tij të fundit që transmetohet të dielën u tallën me marrëveshjen shumëmilionëshe të çiftit me Netflix dhe lanë të kuptohet se marrëveshja është një nga mënyrat e pakta në të cilat ata mund të fitojnë para pas duke u larguar nga detyrat e tyre mbretërore në fillim të vitit 2020.
Në episodin e fundit, protagonisti Peter Griffin ulet në një bar dhe mendon se si do t’i kthejë paratë që i ka borxh, përpara se më në fund të vendosë se do të ” dalë vetëm” ashtu siç bënë Harry dhe Meghan.
Më pas skena kalon në një vilë që i ngjan shumë shtëpisë së çiftit në Montecito. Aty të dy shijojnë momente relaksi në pishinë. Në filmat vizatimorë Harry shfaqet me flokët e tij të kuq, ndërsa Meghan është plotësisht e përqendruar në telefonin e saj. Një shërbëtor me pamje britanike i pret dhe u jep një çek.
Në fakt, shërbëtori i afrohet Princit Harry dhe e pyet: “Zotëri, milionat tuaja nga Netflix për… askush nuk e di se çfarë”.
Ndërkohë, telefoni i Meganit po bie dhe ajo i thotë të shoqit: “Zemër, është koha për të bërë postimin tonë të përditshëm në Instagram me 250,000 dollarë të sponsorizuar nga Del Taco“.
Nuk është hera e parë që Harry dhe Meghan janë vënë nën kritika, pasi disa muaj më parë çifti u parodi në një mënyrë të ngjashme nga seriali satirik i filmave vizatimorë South Park./abcnews.al