Harry dhe Meghan Markle do të pagëzojnë vajzën e tyre në Pallatin Mbretëror

schedule11:25 - 21 Korrik, 2021

schedule 11:25 - 21 Korrik, 2021

Princi Harry dhe Meghan Markle thuhet se duan që vajza e tyre e vogël të pagëzohet para mbretëreshës. Një burim tha se Duka dhe Dukesha e Sussex shpresojnë të kthehen në Angli për t’u ribashkuar me mbretërorët për ceremoninë.

Do të ishte udhëtimi i parë i Meghan në Mbretërinë e Bashkuar që kur çifti dha dorëheqjen si anëtarë të familjes mbretërore, u largua për në SHBA dhe bëri disa deklarata bombë në një intervistë me Oprah Winfrey.

Mbretëresha shihet me Princin Philip, Princin Harry, foshnjën Archie, Meghan Markle dhe nënën e saj.

Harry thuhet se ka shprehur dëshirën e tij që vajza Lilibet Diana – e cila mori këtë emër në nder të Mbretëreshës dhe nënës së tij të ndjerë, të pagëzohet në Windsor. /abcnews.al