Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Harruan Kosovën e Çamërinë”/ Xhufi tregon marrëveshjen e Ballit Kombëtar me Greqinë: Është firma e Mit’hat Frashërit

schedule21:04 - 23 Dhjetor, 2025

schedule 21:04 - 23 Dhjetor, 2025

Për emisionin Real Story në ABC News, historiani Pëllumb Xhufi zbardh detaje të panjohura më parë mbi marrëveshjen e Ballit Kombëtar me Greqinë gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke theksuar se Kosova dhe Çamëria u injoruan në këtë plan. Xhufi shpjegon se firma e Mit’hat Frashërit synonte krijimin e një shteti dualist greko-shqiptar, ku Shqipëria do të kufizohej në një pjesë federative dhe Greqia do të kontrollonte mbrojtjen dhe politikën e jashtme. Sipas tij, kjo tentativë u refuzua nga Partia Komuniste dhe u përball me kundërshtim të fortë nga udhëheqësit nacionalistë shqiptarë.

Gjithashtu, historiani Mariglen Kasmi shton se brenda Partisë Komuniste shqiptare kishin nisur përçarje të brendshme, të cilat lidhen me mënyrën e organizimit të saj dhe me rivalitetet personale, ndërkohë që figura si Sadik Premte dhe Anastasi konsideroheshin si të rrezikshëm për ndikimin dhe bazën që kishin në Vlorë.

Pëllumb Xhufi: Alternativë nuk mund të kishte nëse mohoje që në fillim lëvizjen e parë, për t’iu përgjigjur thirrjes së kohës. Jo vetëm kjo që kapi momentin, por kanë ndodhur edhe gjëra të tjera. Kur mbaroi ofensiva gjermane e dimrit dhe ato formacionet partizane u rritën si numër. Në atë kohë Balli Kombëtar i pari, bëri një shkelje të vetvetes, sepse që në maj 1944 duke parë se Britania e trajtonte me shumë precedencë Greqinë, tentuan marrëveshjen me qeverinë greke në mërgim për një shtet të përbashkët greko shqiptar, ku Greqia do të mbulonte edhe mbrojtjen edhe politikën e jashtme. Është bërë me disa takime të turpshme, si është formuluar. Është firma e Mit’hat Frashërit, me këtë detyrë, do propozoni shtetin dualist greko shqiptar, ku ata të kenë mbrojtjen dhe politikën e jashtme dhe ti reduktoheshe në një provincë, apo në një pjesë federative. Në atë propozim thuhej edhe që Shqipëria në kuadrin e këtij shteti dualist do kishte kufijtë e vitit 1939, pra e harroi edhe Kosovën edhe Çamërinë. Këtë punën e aleancës me britanikët Partia Komuniste e refuzoi që në fillim e thonë amerikanët vetë. Tom Stefani në një raport të tij thotë: Ne Enveri na toleron, anglezët nuk i duron dot sepse e dinte pikërisht që me deklaratën që bëri në 1942 që pas luftës do ua rishohim kufijtë dhe kjo e alarmoi edhe Mit’hat Frashërin, se i pari ka reaguar Mit’hat Frashëri, po në kafene.  Dhe në 1944 në shtator Shtabi i Përgjithshëm në shtator, Shtabi i Përgjithshëm, me firmën e dikujt lëshon një urdhër, tre brigada të Ushtrisë Antifashiste Nacional Çlirimtare rreshtohen me detyre mbrojtje kufiri. Kur u mbajt fjalimi në 28 nëntor në Bulevard, kryetari i qeverisë së përkohshme që erdhi nga Berati në atë fjalim dy apo tre faqe, gjysmë faqe ia kushtoi Greqisë sepse kishte dalë Papandreu me deklaratë që do marrim Vorio Epirin dhe tha ne jemi gati të bëjmë një luftë tjetër, nuk kemi tokë për të dhënë, kemi për të marrë. Ndaj e ka patur edhe këtë momentin nacionalist.

Mariglen Kasmi: Vetë Sadiku ka lënë të shkruara për marrëdhëniet e tij me kolegë të tjerë. Ato që vetë Sadiku shkruan janë pretendimet që ai pati me rolin e dy emisarëve jugosllavë me mënyrën si ata vepruan brenda Partisë Komuniste dhe duke qenë se u prek nga qëndrimi i tyre i sheh edhe ata si problemi më i madh brenda kësaj lëvizje. Sheh gjithashtu se komiteti qendror u zgjodh sipas shijeve të tyre. Dhe në momentin që mënjanohet edhe nga zgjedhja në komitetin qendror, sepse grupit të të rinjve përsëri iu bë një padrejtësi kur do themelohej partia u mor vendimi paraprak që nga çdo grup komunist do ketë dy përfaqësues në këtë komitet qendror, sigurisht përjashtoheshin drejtuesit e grupeve dhe shohim që kur themelohet Partia Komuniste grupi I të rinjve përfaqësohet vetëm me një anëtar që është Ramadan Citaku. Pra, pakënaqësia e parë vjen në këtë drejtim. E dyta, për mënyrë si u organizua partia e re komuniste duke prishur celulat e vjetra duke i ribërë celulat, dhe në këtë pikë jep edhe profesor Kristo një të dhënë shumë interesante se thoshte dakord por PSE? Të gjitha këto për hir të konspiracionit dhe më pas vijmë në një moment shumë të rëndësishëm te kritika dhe autokritika. Dhe aty kam shkruar se Sadik Premte dhe Anastasi ka qenë i njohur me ide trockistë se internacionalja e katërt u krijua që në vitin 1938. Pra ka qenë i njohur me përmbajtjen e kësaj opozite që i bëhej Stalinit dhe shkon në një linjë edhe logjika e sjelljes së tij. Ambicia për të bërë karriere dhe kritika dhe autokritika. Pra, nisi si një çarje në këtë mënyrë pastaj ndarja kryesore është momenti që ishte tërësisht kundër linjës së vrasjes brenda radhëve të tyre. Dhe ky është momenti që sidomos pas organizimit të atentatit në gusht 1943 është çarja përfundimtare.

Pëllumb Xhufi: Pse ishin të rrezikshëm kjo dyshja Anastasi me Sadikun se pas vetes kishin edhe një çetë, që kishte degëzime në të gjithë qarkun e Vlorës i cili ishte projektuar si baza e luftës që në atë kohë. Dhe këta me një çetë të fortë siç ishte çeta ‘plak’ dhe me tendenca edhe të zgjerohej duke bërë fraksionistin rrezikonin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!