Harrojnë hatërmbetjet, Harry dhe Megan Markle i dërgojnë dhurata për ditëlindje Kate Middleton

schedule22:53 - 17 Janar, 2021

schedule 22:53 - 17 Janar, 2021

Marrëdhënia e tyre, sipas raporteve dhe disa fakteve, mund të mos shkojë në ditët më të mira, por Princi Harry dhe Megan Markle nuk e harruan ditëlindjen e Kate Middleton. Edhe me një lëvizje ata i shkaktuan një surprizë të madhe dhe të këndshme dukeshës së Kembrixhit.

Sipas një artikulli të Us Weekly, çifti i dërgoi Kate një kartë “të mirë” dhe shumë dhurata për ditëlindjen e saj të 39-të. Një lëvizje që e emocionoi shumë. Edhe pse artikulli nuk specifikon se cilat dhurata iu dërguan asaj, një burim zbuloi se Kate tha se për të ishte “një surprizë e bukur”, pasi siç shpjegon i njëjti burim, “Ajo nuk priste asgjë nga çifti”.

Kuptohet që burri i saj, Princi William, gjithashtu i bëri asaj një dhuratë, duke i ofruar asaj dhe fëmijëve një buqetë të madhe me lule, ndërsa ai vetë i ofroi asaj një palë vathë diamanti dhe safiri. l.k/abcnews.al