Pas rezultatit të zgjedhjeve të 25 Prillit, disa figura politike kanë kërkuar dorëheqjen e kreut të PD-së, Lulzim Basha. Lidhur me këtë ka reaguar dhe Stresi, i cili përmes një postimi në rrjete sociale, ka reaguar i revoltuar ndaj kritikëve të liderit demokrat.
“Për të gjithë ju demokratë që doni dorëheqjen e Zotit @lulzimbasha ta harroni ndyrësira plehra… Partia Demokratike e Shqipërisë është shtëpia jonë…Jeni mbledh disa bukurreca bla bla bla kot. Ne nuk dorëzohemi nga kauza jonë e kemi amanet nga @saliberisha_official dhe do ta çojmë deri në fund.”, ka shkruar reperi.
Ndërkohë kujtojmë që pak ditë më parë, reperi reagoi pas rezultatit të zgjedhjeve duke thënë se “Manipuloni sa të doni votat! Luftë civile do keni nesër mbrëma.” /abcnews.al