Harroi çarçafin mbi ngrohësen me gaz, i digjet shtëpia gruas në Gjirokastër

schedule14:09 - 21 Shkurt, 2021

schedule 14:09 - 21 Shkurt, 2021

Shtëpia e një banoreje tek Kodra e Shtufit në Gjirokastër është djegur pas një pakujdesie të vetë zonjës. Dete Osmani thotë për ABC se ishte duke u ngrohur me gaz, dhe sipër kishte hedhur një si çarçaf. Më pas ajo ishte çuar për të hapur derën, dhe mbulesa ka marrë flakë.

“Po ngrohesha në petrogaz dhe kisha hedhur një si çarçaf, u ngrita që t’i hapja derën, këtij. Ka rënë atje, mbi petrogaz,” u shpreh zonja Osmani ndërsa zjarrfikësit shuanin flakët që përfshinë banesën.”

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!