Brenda këtij viti duhej te kishte nisur ndërhyrja për të mbrojtur Urën e Zogut në Milot, monument kulture. Vendimi i qeverisë shqiptare dhe ministrisë së Kulturës erdhi pas kërkesave të vazhdueshme dhe angazhimit të Europa Nostra që e shpalli 1 nga 7 monumentet më të rrezikuara në Evropë.
Pavarësisht se u përcaktua se ndërhyrja ishte emergjente, ne terren asgjë nuk ka ndryshuar. Përfaqësues të shoqërisë civile reaguan serish, pasi sipas tyre nuk ka asnjë përgjigje se kur do të tenderohet projekti dhe kur do të nisë ndërhyrja që në këtë periudhe behët e pamundur për shkak te motit.
Duke mos parë veprime konkrete dhe pasi nuk kanë marrë asnjë përgjigje, drejtues të shoqërisë civile në Kurbin thonë se do të bëjnë padi ndaj institucioneve, kjo pasi sipas tyre ura po shembet për shkak të mos veprimeve nga institucionet.
Problemet në Urën e Zogut nisen me reshjet e vitit 2021 dhe aktualisht ka deformin ndërsa ura ka humbur ne shtratin e lumit mat rreth 2 m duke rrezikuar thyerjen dhe shembjen e plotë të saj.
/abcnews.al/