“Harrohet” Lukaku, Inter piketon “bomberin” e Arsenal

schedule17:30 - 17 Korrik, 2023

schedule 17:30 - 17 Korrik, 2023

“Pabesia” e “bomberit” belg, Romelu Lukaku, nuk u “përtyp” mirë nga “zikaltërit” e Inter dhe këta të fundit vendosën të bëjnë gati një listë me tre emra sulmuesish, ku do të zgjidhnin një prej tyre për ta transferuar në merkaton e verës dhe zgjedhja duket se është bërë.

Sulmuesi amerikan i “topçinjve” të Arsenal, Folarin Balogun është i “përzgjedhuri” i bordit “zikaltër”, me këta të fundit që kanë vendosur të çelin negociata me një ofertë prej 40 milionë eurosh, mirëpo “londinezët” e vlerësojnë lojtarin në 58 milionë euro dhe ende nuk dihet nëse marrëveshja do të arrihet shpejt apo do të ketë nevojë për negociata.

Ndërkaq, kujtojmë se në sezonin e shkuar, Balogun ishte i huazuar te francezët e Reims, ku në 39 paraqitjet e realizuara mes Kupës dhe kampionatit arriti të realizojë 22 gola, si dhe të dhurojë 2 të tjerë. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!