Bordi i Napoli duket e ka harruar shumë shpejt largimin e meksikanit Hirving Lozano drejt holandezëve të PSV, teksa mbrëmjen e kësaj të marte kanë prezantuar lojtarin e tyre më të ri për repartin ofensiv.
Bëhet fjalë për “fantazistin” danez, Jasper Lindstrom, i cili vjen nga skuadra e Eintracht Frankfurt për 5 milionë euro në formën e huazimit, me detyrim blerje vitin e ardhshëm për 20 milionë të tjera.
Lojtari prej kohësh ishte në bisedime me kampionët e Serie A dhe më në fund arriti të prezantohej si futbollisti i tyre më i ri, ndërsa midis klubeve gjithçka u mbyll shumë shpejt për shërbimet e 23-vjeçarit. /i.m /abcnews.al