Harris: Tani misioni ynë është t’i çojmë aleatët, njerëzit tanë dhe afganët të sigurt jashtë vendit

schedule22:21 - 17 Gusht, 2021

schedule 22:21 - 17 Gusht, 2021

“Tani misioni ynë më i rëndësishëm është që të largojmë njerëzit tanë, aleatët tanë dhe afganët të sigurt nga Afganistani”, kështu është shprehur zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris.

Lexo edhe: Talebanët i drejtohen popullit afgan: Fati i grave, nuk duam armiq, i kemi falur të gjithë

Ajo gjithashtu gjatë një komunikimi për mediat ka mbështetur vendimin për largimin e trupave amerikane, duke theksuar: “Unë mbështes fuqimisht vendimin se pas 20 vitesh është koha për të lënë Afganistanin. Por dua të shtoj se gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe nuk e prisnim”.

Më herët presidenti amerikan, Joe Biden mbajti një konferencë për mediat duke iu përgjigjur kritikave lidhur me tërheqjen e trupave nga Afganistani.

Biden u tregua i vendosur për mbështetjen e tij për tërheqjen e trupave, ndërsa nuk ngurroi të fajësonte udhëheqësit afganë për rënien e qeverisë dhe mungesën e vullnetit për të luftuar talebanët.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!