“Harris nuk ka frymëzuar”/ Zgjedhjet në SHBA, Gjikondi: Trump disa pika të forta, mbështetës i familjes tradicionale

schedule20:43 - 6 Nëntor, 2024

schedule 20:43 - 6 Nëntor, 2024

Komentatorja politike, Brizida Gjikondi thotë se zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris nuk ka frymëzuar votuesit dhe nuk është figurë që lë shenjë.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Gjikondi u shpreh se Trump kishte disa pika të forta dhe ka qenë mbështetës i familjes tradicionale.

“Kamala nuk ka frymëzuar, nuk është figurë që lë shenjë, ndryshe nga Trump. Trump nuk ka rrugë të mesme, ose e do, ose nuk e do. Votë kombëtare të fuqishme, pikat e tij të forta ishin spontaniteti, që nga atentati që i ndodhi, ishte menaxhimi i një burri shteti. Ose tezat e tij, lufta që bëri ndaj transgender ishte pozitive, ka qenë mbështetës i familjes tradicionale. Ka thënë që fondet që jepte e majta amerikane për t’i orentuar fëmijët, për të ndryshuar seksin, do t’i ndërpriste këto fonde, ka luajtur me kartën tradicionale dhe besimin fetar. Ka arritur që në takimet e tij të bëjë lutje me zë ndaj Zotit. Ndryshe nga Kamala”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!