Harris apo Trump? Krisafi: Gara është e ngushtë, ka një dallim shumë të madh ideologjik mes dy palëve

schedule18:49 - 5 Nëntor, 2024

schedule 18:49 - 5 Nëntor, 2024

TIRANË- Shtetet e Bashkuara të Amerikës po mbajnë zgjedhjet presidenciale. Në garë janë Kamala Harris nga demokratët dhe Donald Trump nga republikanët, dy rivalë, të cilët pasi kanë shpalosur vizionet dhe premtimet e tyre, sot janë në pritje të verdiktit që do japin qytetarët amerikanë për ofertën e tyre politike.

Ledion Krisafi, ekspert për çështjet ndërkombëtare i ftuar në “Tirana Live” në ABC News tha se bazuar dhe në sondazhet dhe exit pollet e para, gara mes Trump dhe Harris do jetë shumë ngushtë.

Ai theksoi se ardhja e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë mund t’i japë fund luftës në Ukrainë, të paktën kështu ka premtuar publikisht kandidati republikan. Për ekspertin Krisafi, fitorja e Kamala Harris do ishte më tepër një vazhdimësi e politikës aktuale të Joe Biden.

Ai nënvizioi se shteti kyç, i cili pritet të përcaktojë fituesin e garës presidenciale mbetet Pensilvania.

“Mund të arrijmë në një pikë në një garë të ngushtë me pak delegatë. Nëse vjen Trump do të zgjohet luftën në Ukrainë, kurse Kamala Harris duket si një politikë në vazhdim e asaj të Biden. Është ende herët për të dhënë një parashikim të tillë. Nga shtatë shtee, një prej tyre, Arizona, pritet një fitore e Donald Trump dhe Trump ishte 4% para. Mendoj se e gjithë gara do të mbetet te Michigani dhe Pensilvania, por më të gjitha kombinimet, Pensilvania me shumë gjasë përcakton fituesin”,  tha ai.

Gjatë diskutimit, Krisafi tha se ajo që është vënë re është se gara në SHBA mbetet shumë ideologjike, një qasje të cilën nuk e sheh kaq qartë në shtete e Evropës.

“Është një garë shumë ideologjike në SHBA,  gjë që nuk është në zgjedhjet europiane. Republikanët kanë shkuar më djathtas, më tradicionalë, me konseratorë, kanë premtuar mbështetje të biznesit të madh, kufizime të emigracionit, ndërkohë nga ana tjetër demokratët kanë shkuar më shumë majtas. Më shumë taksa për bizneset e mëdha, më shumë vëmendje ndaj grupeve sociale dhe ka një dallim shumë të madh ideologjik mes dy palëve në SHBA”, tha ai.

Mes tjerash, Krisafi thotë se një fitore e Trump do të mërziste shumë shtete të botës, pasi ai ka dëshmuar se nuk është një president që negocion, por të imponohet dhe nuk bën kompromise.

“Bota i frikësohet më shumë një fitoreje të Trump, sepse është një peron që nuk negocion, imponohet dhe nuk bën kompromis”, tha ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!