“Harpagoni” 92-vjeçar, Koço Qëndro

schedule19:01 - 20 Mars, 2019

schedule 19:01 - 20 Mars, 2019

Aktori Koço Qëndro risjell në moshën 92-vjeçare rolin e jetës, Harpagonin nga komedia “Kopraci” e Molierit. Pas suksesit në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë shfaqja u mirëprit edhe nga publiku kryeqytetas.

Dëshirën për ta realizuar edhe një herë rolin e jetës, aktori i njohur korçar, Koço Qëndro, e bëri realitet  jo vetëm në qytetin e tij, por edhe në kryeqytet. Në moshën 92-vjeçare riportretizoi Harpagonin nga komedia “Kopraci” i Molierit me trupën e qytetit të Korçës nën regjinë e Dhimitër Orgockës.

Koço rrëmbeu duratrokitjet e publikut nga Arturbina, pasi ai shfaqet energjik dhe madje do të mbahet mend si Haropagoni më i veçantë dhe do të hyjë në histori për  jetësimin në këtë moshë të këtij personazhi. Shfaqja “Kopraci” është vënë për herë të parë në skenë në vitin 1978. U rivu në skenë me trupë tjetër aktorësh dhe protagonist në rolin e Harpagonit  të Koço Qëndro

Një vit më vonë, me këtë shfaqje, teatri “Andon Zako Çajupi” u përfaqësua me sukses edhe në festivalin e Stambollit, ku u nderua edhe me çmim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!