“Harmonizimi i Europës”, plani djallëzor i Francës kundër futbollit

schedule23:27 - 29 Prill, 2020

schedule 23:27 - 29 Prill, 2020

Një skenar intrigues për futbollin nga Franca, aty ku për momentin kanë vendosur t’i vënë kyçin deri në muajin shtator dhe duan të bëhen shkak që e njëjta gjë të ndodhë edhe në vendet e tjera të Europës, ose më saktë të ndalen TOP5 ligat.

Belgjika dhe Holanda nuk hyjnë në atë rang, ndërkohë që Vincenzo Spadafora, Ministri i Sportit në Itali, sot e tha hapur, se nëse do të ishte president klubi, atëherë do mendonte për sezonin tjetër. Jo vetëm kaq, por theksoi se mund të ndodhë që vetë presidentët t’ia kërkojnë mbylljen e ligës.

Të mbetemi te skenari francez që “Leparisien” sjell. Emmanuel Macron, Presidenti i Francës, dëshiron shumë që të ndodhë plani i tij: “Harmonizimi i Europës”. Bëhet fjalë për futbollin dhe ai pret një “OK” nga Italia, Spanja, Gjermania dhe Anglia.

Roxana Maracineanu, Ministrja e Sportit, e ka marrë porosinë dhe ka biseduar me homologët e saj në Itali dhe Spanjë. Nesër ka në plan të bisedojë me Ministren Spanjolle. Përgjithësisht në këto komunikime shkëmbehen përgjithësisht informacione mbi situatën në secilin vend, çka mund të çojë edhe në zbatimin e planit të “Harmonizimit”.

Leparisien” raporton se përmes burimeve të ndryshme ata kanë mësuar se edhe vetë Presidenti Macron kishte bërë disa telefonata për të bindur drejtuesit e shteteve të tjera, edhe pse diçka e tillë mohohet nga njerëzit rreth tij. Futbolli evropian është në udhëkryq. Gjermania vendos nesër, kurse të premten në Itali gjithashtu zhvillohet një takim i rëndësishëm. Të presim se çfarë do të ndodhë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!