Harden debuton me humbje, “Mjekra” zhgënjen, Clippers u mundën nga New York Knicks

schedule12:36 - 7 Nëntor, 2023

schedule 12:36 - 7 Nëntor, 2023

Të gjithë yjet në fushë, përfshirë James Harden në debutimin e tij, por Clippers dështojnë në transfertën njujorkeze, duke u mundur nga Knicks me rezultatin 111-97.

“Mjekra” luajti ndeshjen e parë pas transferimit të bujshëm te skuadra nga Los Anxheles, por nuk arriti të lerë gjurmë ashtu si edhe Kawhi Leonard, Paul George dhe Russell Westbrook. Në letër një katërshe e frikshme, por asnjëri prej tyre nuk e kapi shifrën e 20 pikëve. I ndryshëm diskutimi për Julius Randle, protagonist absolut në “Madison Square Gardan”” me dy shifja dopjo 27 pikë dhe 10 topa në tabelë. Paraqitja e tij dhe ajo e Barret me 26 pikë vulosën triumfin e New York Knicks.

Nuk kishte festë as për skuadrën tjetër të Los Anxheles, me “LA Lakers” që pësuan një tjetër humbje në këtë sezon, duke u dorëzuar përballë Maiami Heats me vetëm një pikë diferencë në rezultatin e përgjithshëm 108-107. Për James Harden 30 pikë në këtë ndeshje, ndërsa Reaves iu afrua tre shifrave dopjo me 23 pikë, 10 ribaund dhe 9 asist.  Por paraqitja e Jimmy Butler me 28 pikë dhe ajo e Adebajo me 22 pikë dhe 20 ribaund, bënë diferencën në fitoren e Hits.

Në mbrëmjen e fundit të NBA ka marrë fund edhe ecuria pozitive e Boston Celtics, teksa në ndeshjen e gjashtë të sezonit u mundën 114-109 në fushën e Minessota Timberwolves, me Jayson Tatum nuk mjaftoi me 32 pikët e tij, ndërsa me 38 pikët e realizuara Eduards ishte njeriu i triumfit për skuadrën vendase.

I ndryshëm është diskutimi për Denver. Kampionët në fuqi të NBA morën një tjetër fitore të madhe, duke kaluar skuadrën e New Orleans me rezultatin 134-116. Nikola Jokic vendosi një rekord në karrierë me ndeshjen e 108 të mbyllur me tre shifra dopjo. Me 35 pikë, 14 rebound dhe 12 asist, serbi kaloi në renditje emra të mëdhenj të basketbollit amerikan si LeBron James dhe Jason Kid. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!