Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka uruar nëpërmjet një postimi në Facebook Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e Ditës së Pavarsisë.
Në statusin e tij Haradinaj shkruan se do të ishte nder për Kosovën që 4 korriku të shpallej festë shtetërore.
Kreu i AAK-së e ka shoqëruar postimin e tij në Facebook me një foto të flamurit amerikan të vendosur pranë godinës së parties së tij.