Haradinaj: UÇK janë e gjithë Kosova,s’e kam lëshuar asnjëherë zonën e luftimeve

schedule10:05 - 1 Shkurt, 2021

schedule 10:05 - 1 Shkurt, 2021

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj  ka reaguar në lidhje me UÇK-në dhe se kush nuk është përfaqësues i denjë i UCK-së në politikë.

Në një prononcim për mediat në Kosovë, Haradinaj është shprehur se UÇK janë familja e Jasharajve, e dëshmorëve, të invalidëve, ushtarët e të gjithë.

“Nuk janë partitë trashëgimi e UÇK-së. UÇK është e krejt Kosovës. Janë djemtë e vajzat që e kanë pranuar vdekjen për ta mbrojtur familjen. Përulem para tyre”, është shprehur Haradinaj.

Ndër të tjera ai ka treguar se si komandat nuk e ka lëshuar zonën e luftimeve asnjëherë, që nga pranvera e ‘98 deri në verë të ’99./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!