Haradinaj thirrje edhe deputetëve të Kurtit: Të votojmë mocionin për shkarkimin e qeverisë

schedule11:10 - 14 Shtator, 2023

schedule 11:10 - 14 Shtator, 2023

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje edhe deputetëve të mazhorancës, që të votojnë mocionin për shkarkimin e qeverisë, së drejtuar nga kryeministri Albin Kurti.

Gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës, Haradinaj u shpreh se është detyre e Kuvendit që ta nxjerrë Kurtin dhe qeverinë e tij nga drejtimi i gabuar.

“Besoj që është detyrë e Parlamentit që ta nxjerrë qeverinë Kurti dhe Albin Kurtin nga drejtimi i gabuar. Detyrë e gjithë deputetëve dhe jo vetëm opozitarë. Besoj që ne si Parlament duhet t’i marrim përgjegjësit. Ne e kemi votuar, Parlamenti  e ka votuar qeverinë, qytetaret i kanë votuar të zgjedhurit e të zgjedhurit qeverinë, e ne që i kemi dhënë besimin e në këtë rast shumica, ju lutem shqyrtojeni a është në rregull të vazhdojmë një drejtim siç e kemi në vend apo të gjithë ne ta ndihmojmë Kosovën, ta ndihmojmë Kurtin me mocion, pra ta shkarkojmë qeverinë Kurti”, theksoi Haradinaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!