Haradinaj: Thaçi është kundër ndarjes së Kosovës

schedule13:43 - 30 Gusht, 2018

schedule 13:43 - 30 Gusht, 2018

Sot në Kosovë është zhvilluar një takim mes delegacionit që përfaqësoi vendin në Bruksel. Kryeministri Haradinaj u shpreh se edhe presidenti Thaçi është kundër ndarjes së Kosovës.

Në Prishtinë është zhvilluar një takim mes delegacionit që përfaqësoi Kosovën në Bruksel. Pas takimit kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se bashkë me presidentin Hashim Thaçi kanë biseduar lidhur me dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Sipas shefit të qeverisë, ajo që është me shumë rëndësi është se territori dhe kufijtë nuk do të diskutohen.

“Ajo që është me rëndësi është që do qartësohen çdo gjë intstitucionale, territori, kufijtë nuk diskutohen, kjo është e rëndësishme”, tha Haradinaj.

Takimi mes liderëve politikë nuk ishte paralajmëruar ndërsa nuk dihen të gjitha detajet dhe diskutimet brenda këtij delegacioni. Të pranishëm në takimin që u zhvillua brenda Kuvendit të Kosovës ishin presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi. Ky zhvillim erdhi pas intesfikimit të zërave lidhur me korrigjimin e kufijve, të kërkuar nga Thaçi, më saktësisht kërkon që Presheva, Bujanoci dhe Medvegja t’i kalojnë Kosovës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!