Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar lagjet e versuara në Pejë, ku ka thënë se lajmi për vdekjen e qytetarëve si shkak i vërshimeve në Pejë, ka qenë e dhimbshme për të gjithë.
Haradinaj derisa vizitoi familjarët, tha se duhet angazhim i të gjithëve, pasi sipas tij, dëmet janë shumë më të mëdha.
Duke folur për situatën në këtë komunë, Haradinaj tha se Peja sot po duket si me qenë pas viteve të 99-ta, e shkatërruar.
Mbrëmë, një grua dhe djali saj pesë vjeç vdiqën si pasojë e vërshimeve të djeshme në Pejë. Policia informoi se pas vdekjes së 5-vjeçarit, në lagjen “Asllan Qeshme”, u gjet e vdekur edhe nëna e tij, e cila ishte e zhdukur.
/KosovaPress/