Haradinaj takon Mustafën: AAK do të jap nënshkrimet për rrëzimin e qeverisë

schedule13:47 - 19 Mars, 2020

schedule 13:47 - 19 Mars, 2020

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ksëtë të enjte janë takuar me njëri-tjetrin dhe kanë diskutuar për përplasjes më të fundit mes koalicionit qeverisës.

Haradinaj në prononcimin e tij pas takimit është shprehur se forca e tij politike mbështet mocionin e LDK-së për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

“Temë diskutimi ishte inicimi i mocionit për shkarkim të Qeverisë Kurti. Në bisedim me Isa Mustafën e njoftova se qëndrimi i AAK-së, është pro, ne e përkrahim”, tha Haradinaj.

Lideri i AAK-së, tha se është mirë të ndërmerren veprime dhe të krijohet Qeveria e re, duke shtuar më tej se me Mustafën do të takohet sërish.

Ndersa, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka pohuar se sot do të nisin me mbledhjen e nënshkrimeve për mocionin e mosbesimit./abcnews.al