Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Haradinaj reagon ndaj Ramës: Është vëllai im, por të vërtetën do ta them

schedule20:09 - 9 Maj, 2019

schedule 20:09 - 9 Maj, 2019

Me tone të buta, kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar sërish ndaj homologut Edi Rama. Edhe pse e ka quajtur vëlla, Haradinaj u shpreh se të vërtetën do ta thotë gjithmonë. Ndërkohë, ai vlerësoi edhe kalimin e patronazhit të dialogut, nga BE tek Gjermania dhe Franca.

Duke e quajtur vëlla, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i është  kundërpërgjigjur kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Pas homazheve që bëri tek varri i heroit Ilir Konushevci dhe ai i Hazir Malajt, ai tha se respekton institucionin e homologut të tij shqiptar.

Kryeministri i Shqipërisë është institucion, për të cilin unë kam shumë respekt. Kryeministri Edi Rama është vëlla i imi, ashtu sikurse janë krejt shqiptarët kudo që janë. Të vërtetën do ta them pa marrë parasysh kujt i pëlqen ose jo. Unë kam thënë të vërtetën për samitin e Berlinit”, tha Haradinaj.

Ndërsa duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për deklaratat e Mogherinit, ku ajo ka përjashtuar veten nga çdo plan, Haradinaj ka thënë se lajm i mirë është që tashmë procesi është bartur nga Gjermania dhe Franca.

Ndërsa për pjesëmarrjen e liderit të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik në Samitin e Tiranës, Hardinaj ka thënë se ai është njeri i Putinit.

Sinkron Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës:

“Shqipëria ka pritur presidentët e gjithë shteteve. Nuk dua të komentoj, por nëse duhet të them si e shohim në Kosovë, ai është njeriu i Putinit”, deklaroi Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj tha dje se, katërshja Mogherini, Thaci, Vuçiç e Rama kanë biseduar për ndarjen e Kosovës, për çka pati dhe reagime./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!