Haradinaj pyet Kurtin: Pse e shite energjinë në verë me çmim të lirë për ta blerë shtrenjtë në dimër

schedule14:18 - 25 Janar, 2022

schedule 14:18 - 25 Janar, 2022

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pyetur kryeministrin Albin Kurti se pse qeveria e tij s’ka bërë mjaftueshëm shkëmbime energjetike me Shqipërinë.

Haradinaj ka shkruar se gjatë qeverisjes së tij, verës i ka dhënë shumë energji Shqipërisë për ta marrë atë gjatë dimrit.

Ai ka pyetur kryeministrin Kurti se pse e ka shitur rrymën gjatë verës me çmim të lirë për ta blerë atë gjatë dimrit me çmim shumëfish më të shtrenjtë.

“Pyetje publike për Qeverinë: Pse shkëmbimet energjetike me Shqipërinë janë të papërfillshme gjatë Qeverisë Kurti?! Pse psh Kosova gjatë kohës së qeverisjes sime, verës i ka dhënë kaq shumë rrymë Shqipërisë, për të marrë atë gjatë dimrit? Pse Qeveria Kurti e ka shitur rrymën gjatë verës me çmim të lirë për ta blerë atë gjatë dimrit me çmim shumëfish më të shtrenjtë?! Pse nuk ka krijuar rezerva për dimër, siç ka ndodhur më herët, për të siguruar stabilitet energjetik? A e ka bërë nga mosdija, apo qëllimisht?”, ka shkruar Haradinaj.