Haradinaj: Presim rekomandim pozitiv për liberalizimin e vizave

schedule13:50 - 27 Qershor, 2018

schedule 13:50 - 27 Qershor, 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shpreson që nesër Komisioni Evropian të japë rekomandim pozitiv për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës. Megjithatë, Haradinaj pranon se ka ende punë për të bërë.

Kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur optimist se Kosova do të marrë dritën jeshile nga Këshilli Evropian rreth heqjes së vizave. Deklarata e shefit të qeverisë erdhi pas takimit që zhvilloi me drejtoreshën e Ballkanit Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim në Komisionin Evropian, Genoveva Ruiz-Calavera.

Ramush Haradinaj: “Shpresoj që së shpejti konkluzionet do të vijnë që liberalizimi do të bëhet realitet, më vjen mirë që e tha ajo (Calavera v.j.) Komisioni do ta japë mendimin e vet, propozimi e vet. Propozimi do të diskutohet në Parlament dhe Këshill të BE-së. Edhe pse mendojmë se do ta kemi vlerësimin pozitiv, prapë nuk është kryer puna. Jemi në një proces serioz që jemi si Kosovë”.

Edhe zyrtarja e Komisionit Evropian është shprehur në mbështetje të liberalizimit të vizave me Kosovën. Gjithashtu kërkoi nga qeveria e Prishtinës që të punojë më shumë në fushat e sundimit të ligjit, qeverisjes së mirë, konkurrencës, klimës së investimeve, arsimit dhe punësimit. Ndërkohë, raporti lidhur me rekomandimin për vizat për Kosovën publikohet me 28 Qershor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!