Haradinaj për policin e rënë në detyrë: Policia të mos lëshojë pe

schedule12:27 - 28 Dhjetor, 2018

schedule 12:27 - 28 Dhjetor, 2018

Mbledhja e së premtes e qeverisë së Kosovës ka nisur me një minutë heshtje në nderim të policit të vrarë në krye të detyrës një ditë më parë gjatë grabitjes së një banke në Istog.

Në nderim të policit Izet Demaj, i vrarë një ditë më parë në krye të detyrës gjatë përpjekjes për grabitjen e një banke në Istog, mbledhja e qeverisë së Kosovës, së drejtuar ngë Kryeministri Haradinaj, ka nisur me një minutë heshtje.

Vrasja e policit të Kosovës në krye të detyrës, ka prekur të gjithë qytetarët e Kosovës.

Pas mbledhjes ku u vendos ndër të tjera që e shtuna e 29 dhjetorit kur dhe do të përcillet për në banesën e fundit, Izet Demaj, të shpallet ditë zie, kryeministri Haradinaj shkoi në drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës.

Haradinaj u shpreh para gazetarëve se që nga ky moment Policia e Kosovës do të ketë dhe më shumë përkrahje, dhe se në asnjë mënyrë nuk do të lejohet që kr iminelët të marrin ligjin në dorë.

Ramush Haradinaj, Kryeministër i Kosovës: “Polici ka shti në mbrojtje të rendit. Unë kam ardh me iu shpreh ngushëllime për rastin, me iu dhënë përkrahje policisë, është e pamundur që me leju që kriminelet me bo ligjin në Kosovë. Policia do të marr përkrahjen për çka do coftë në Kosovë, dje kanë mundur të vriten gra, fëmijë e shumë persona të pafajshëm. Mundësia dje ka qenë shumë më e madhe për viktima”.

Ai ka bërë të ditur se institucionet e Kosovës do të marrin të gjitha veprimet për mbrojtjen e policisë, sigurimin jetësor, shëndetësor, etj.

“Kjo do të jetë ditë kthese, vrarja e policit dje do të bëj një kthesë. Ligjet për sigurimet shëndetësore kanë avancuar janë në fazën finale, në fillim të janarit do ti procedojë një nga një.  Kemi ndryshuar gjendjen në polici, tani jemi në prag të vitit të ri, apeloj mos të vozitet në ndikim të alkoolit, mos ta kthejmë festën në zi e dhimbje. Apeloj te policët mos të lëshojnë pe”.

Haradinaj shtoi se ka nisur procesi për rritjen e numrit të efektivëve, pasi Kosova është më e ekspozuar ndaj personave që kanë të kaluar kriminale në vendet perëndimore. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!