Haradinaj: Pak minuta larg krijimit të ushtrisë

schedule10:41 - 14 Dhjetor, 2018

schedule 10:41 - 14 Dhjetor, 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se ushtria e Kosovës të jetë përherë aty ku mbrohet jeta, dinjiteti dhe integriteti i njeriut. Me anë të një mesazhi të publikuar në profilin e tij në Facebook, Haradinaj shprehet vetëm pak moment votimit në parlament duke thënë se votimi historic është shumë pranë: “Sot, kur ne po vendosim në vend një të drejtë të natyrshme, zotohemi të shikojmë përpara në paqe, me të gjithë ata që jetojnë me ne, në shtëpinë tonë të përbashkët. Me synimin që të jemi pjesë e paktit të NATO-s, ushtria jonë do të jetë përherë aty ku mbrohet jeta, dinjiteti dhe integriteti i njeriut. Aty ku përkasim, përgjithmonë!”, shkruan ai. /abcnews.al