Kryeministri Ramush Haradinaj, deklaroi gjatë një interviste televizive për mediat kosovare se nëse marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi rrëzohet në parlament, atëherë ka dhe zgjidhje të tjera.
Ndër të tjera Haradinaj shtoi se i ka dhënë mundësi parlamentit të marrë një vendim për këtë cështje, por ndërkohë ka dhe opsione të tjera, për të cilat ai nuk ka dhënë detaje.
Kryeministri Haradinaj theksoi se kjo nuk i rrezikon marrëdhëniet me Malin e Zi, pasi miqve, sic tha ai, mund tu thuash edhe jo ndonjëherë./abcnews.al