Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ndodhet për vizitë zyrtare në Vatikan, ku është pritur nga sekretari i Shtetit, Kardinali Pietro Parolin.
Në postimin në profilin e tij në Facebook, kreu i ekzekutivit kosovar u shpreh se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Vatikani është hap i nevojshëm. Ndër të tjera, Haradinaj shkruan se Kosova është në kërkim të partneritetit diplomatik me shtetin e Vatikanit.
Haradinaj thekson se liria fetare dhe orientimi euroatlantik i Kosovës janë vlera të pacënueshme dhe se vendi është faktor i rëndësishëm i paqes dhe i stabilitetit si dhe promovues e fqinjësisë së mirë./abcnews.al