Haradinaj mesazh Ramës: Ne në Kosovë nuk hamë bar

schedule09:14 - 2 Janar, 2020

schedule 09:14 - 2 Janar, 2020

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar sërsish nismën e mini-Shengenit Ballkanik.

Në një intervistë për Kosovapress, Haradinaj tha se nisma ka si qëllim heqjen e taksës ndaj Serbisë.

 “Po ai po bëhet nervoz, ai duhet ta kuptojë që bari nuk hamë në Kosovë, ne me këto tema jetojmë gjithë kohën, ne nuk kemi qare pa i nxjerr në dritë këto probleme, nuk mundemi me i hesht”, është shprehur kryeministri në detyrë.

Haradinaj shton më tej se nuk dëshiron të prishë gjuhën e komunikimit, ndërkohë deklaron se shqiptarët kudo janë vëllezër. Ai thotë se mund të flitet për një minishengen mes Kosovës dhe Shqipërisë, por jo duke përfshirë Serbinë.

 “Pse ne duam me i forcu tregjet tona për ekonominë e Serbisë e nuk integrohemi ndërsjellë, pse nuk kthehemi ne njëherë në një treg të fuqishëm e pastaj edhe të bashkëpunojmë me të tjerët, është tepër e ngutshme me hap Kosovën për Serbinë, me heq taksën për Serbinë, me hap tregun e Shqipërisë për Serbinë për çfarë, vetëm me i bë qefin Vuçiçit ose Rusisë, jo nuk guxojmë ashtu”,ka thënë ai.

Për Haradinajn, taksën mbi mallrat serbe nuk do ta heqë as qeveria e re e Kosovës.

 “Nuk besoj që ka me u heq taksa, taksën e heq vetëm Qeveria e Serbisë, nuk e heq Qeveria e Kosovës, ata e kanë në dorë me heq, me njohje”, deklaron ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!