Haradinaj mbështet deklaratën e Thaçit për demarkacionin

schedule11:46 - 16 Shkurt, 2018

schedule 11:46 - 16 Shkurt, 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook ka mirëpritur deklaratën e përbashkët mes presidentit të Kosovës Thaci dhe atij të Malit të Zi Vujanoviç për marrëveshjen e demarkacionit mes dy vendeve. Haradinaj shkruan se është i lumtur për arritjen e aneks-marrëveshjes për ratifikimin, rishikimin dhe korrektimin e demarkacionit me Malin e Zi. Sipas tij me këtë deklaratë është arritur që sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Zhlepit të rishikohen dhe korrektohen. “Me këtë po përfundojmë obligimin e fundit për liberalizim të vizave dhe po hapim një kapitull të ri në lirinë e lëvizjes për qytetarët tonë,” përfundon Haradinaj statusin e tij./abcnews.al