Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka sulmuar kryeministrin aktual, Albin Kurti, duke thënë se ai do ta kthejë Serbinë në Kosovë
Haradinaj në një intervistë për Klan Kosova është shprehur se e vetmja gjë e realizueshme nga kryeministri Kurti do të jetë kthimi i Serbisë në Kosovë.
Ai tha se heqja e taksës e kthen Serbinë sërish në Kosovë.
“E vetmja gjë e realizueshme që mund të jetë nga Kurti është kthimi i Serbisë në Kosovë. Kurti është mjaft i devotshëm me kthy Serbinë në Kosovë”, ka thënë Haradinaj.
Më tej ai e ka quajtur mashtrues Kurtin dhe ka treguar se ofertë e kujt është heqja e taksës.
“Albin Kurti është një mashtrues. Është oferta e tij dhe Vjosa Osmanit që me e heqë taksën. Heqja e taksës është vërtetë kthimi i Serbisë këtu’’, ka thënë Haradinaj./abcnews.al