Në një intervistë për mediat kosovare kryeministri Ramush Haradinaj deklaroi se taksa e vendosur për rrugën e kombit është e tepruar aq më tepërpër kushtet e tmerrshme të rrugës. Ai shtoi se ish-kryeministri Berisha ka bërë më shumë se kryeministri aktual Rama.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është përfshirë në debatin për taksën e vënë nga Qeveria e Shqipërisë, për qarkullimin e automjeteve në autostradën Kosovë-Shqipëri.
Shefi i ekzekutivit kosovar, në një itervistë në emisionin “Rubikon” të KTV-së, kritikoi homologun e tij shqiptar, Edi Rama, duke thënë se e ka tepruar me taksën rrugore.
Haradinaj e këshilloi Ramën që fillimisht të përfundojë Rrugën e Kombit, duke thënë se kjo autostradë është në gjendje të tmerrshme.
Kryeministri kosovar theksoi se paraardhësi i Ramës në postin e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, kishte punuar më shumë./abcnews.al