Haradinaj kujton masakrën e Srebrenicës: Mijëra jetë u shuan nga aparati shtetëror i Millosheviçit

schedule10:25 - 11 Korrik, 2023

schedule 10:25 - 11 Korrik, 2023

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar gjenocidin e kryer në Srebrenicë 28 vite më parë. Përmes një reagimi në rrjetet sociale Haradinaj shkruan se këtë 11 korrik kujtohen mijëra jetë të shuara në Srebrenicë, nga aparati shtetëror i Millosheviçit.

“Njerëz të pambrojtur e pa asnjë faj, përfshirë edhe fëmijë, gra e të moshuar, pësuan nga projektet shoviniste të realizuara përmes gjenocidit. Masakra e Srebrenicës, 28 vjet më parë, fatkeqësisht nuk e ndali regjimin e Millosheviçit të kryejë masakra të tjera në Kosovë, me përmasa të një gjenocidi të ri”, ka shkruar Haradinaj.

Ndër të tjera ai shkruan se kujtimi i viktimave do të jetë i përjetshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!