Haradinaj kujton Demaçin: Na mësove rrugën deri te liria, duke dhënë nga liria jote

schedule17:06 - 26 Shkurt, 2021

schedule 17:06 - 26 Shkurt, 2021

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar datëlindjen e  veprimtarit të  çështjes kombëtare, Adem Demaçit.

Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj ka thanë se kur të tjerët u ndalën, Demaçi vazhdoi dhe i mësoi të tjerët rrugën deri në liri.

“Kur të tjerët iu gëzuan lirisë së pjesshme, ti e kërkoje të drejtën e plotë të shqiptarëve.  Na e mësove rrugën deri te liria, duke dhënë më shumë se të gjithë nga liria jote.  Urime ditëlindja baci Adem!”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.