Kreu i AAK-së ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti i cili prej disa ditësh ndodhet në një vizitë zyrtare në Greqi, ndërkohë që Deçani është përballur me helmimin masiv të qytetarëve.
Haradinaj pyet Kurtin nëse ka ndërmend të kthehet në Kosovë, ndërsa i kërkon llogari për tenderët e nënshkruar përgjatë ditëve të fundit.
“Albin, a don me u kthy në Kosovë apo e ke lënë Qeverinë në duart e Hysenit e Liburnit? E keni punësu mjeshtrin për mashtrime me tenderë, në mënyrë që Liburni me i shpërbly punëdhënësit e vet.
Pse po nënshkruani tenderë të paligjshëm dhe mundoheni të mashtroni që i keni gjetë? Po, i keni gjetë, por me vendimet për anulim.
Qasja juaj opozitare e manipulimit dhe dezinformimit është e rrezikshme për shtetin e Kosovës, sidomos kur ju sot jeni duke e udhëhequr shtetin!”, shkruan Haradinaj. m.v/abcnews.al