Haradinaj: Kosova po hyn në krizë të thellë sociale, urgjentisht Ligji i Pagave të dërgohet për miratim

schedule13:08 - 8 Nëntor, 2021

schedule 13:08 - 8 Nëntor, 2021

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka dal në mbështetje punonjësve shëndetësorë të cilët kanë protestuar sot para Qeverisë së Kosovës me kërkesën që Ligji i Pagave të implementohet deri në janar. Haradinaj ka thënë se kërkesë urgjente e AAK-së është që Ligji i Pagave të dërgohet për miratim në Kuvendin e Kosovës si dhe të përpilohet buxheti i ri në përputhje me nevojat që reflektojnë në përballjen me situatën e rëndë ekonomike.

Shkrimi i tij i plotë:

Kosova po hyn në krizë të thellë sociale. Qytetarët kanë filluar të përballen me mbijetesë. Rritja enorme e çmimeve ka goditur çdo shtresë të popullsisë.

Qeveria e Kosovës, i ka lënë në pozitë të vështirë kategoritë të cilat kanë bartur barrën kryesore të përballjes me pandeminë, si pasojë e së cilës edhe ekonomia edhe bizneset kanë përjetuar goditje të rëndë.

Për krejt këto arsye, sot jam me punëtorët shëndetësorë që protestojnë për të drejtat e tyre.

Qeveria duhet të kthjellohet urgjentisht dhe të konsiderojë të gjitha masat e nevojshme që e lehtësojnë përballimin e kësaj situate të rëndë.

Kërkesa jonë urgjente është që Ligji i Pagave të dërgohet për miratim në Kuvendin e Kosovës, si dhe përpilimi i buxhetit të ri të jetë në përputhje të plotë me nevojat imediate që reflektojnë përballjen me situatën e rëndë ekonomike e sociale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!