Kosova do të jetë krah të lënduarve në Shqipëri është shprehur kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Haradinaj ka komentuar tërmetin i cili ka goditur Shqipërinë dhe gjithashtu theksoi se Kosova ka nisur drejt Shqipërise të gjitha mjetet të cilat do ti shërbejnë autoriteve në vend.
“Janë disa organizata, agjensi që janë të specializure për katastrofat natyrore, Kosova ka kapacitet dhe shpresojmë që të mos përballemi me zhvillime tragjike. Këto ngjarje janë të përmasave tronditëse për çdo shoqëri. Ndërtimet e pasluftës nuk kanë kontrollet e duhura dhe janë shqetësuese për ne”, u shpreh Haradinaj në një deklaratë për mediat.
“Duhet të jemi të organizuar për tu përballur me pasojat traumatike, duhet të vihen në shërbim të gjitha masat”, tha Haradinaj./abcnews.al